Bujanoc, 7 prill 2012 – Me vendim të Komisionit Zgjedhor Komunal listës Partia për Veprim Demokratik i është ndarë numri 5 me të cilin do të hyjë në garën zgjedhore.

Partia për Veprim Demokratik dega në Bujanoc ka dorëzuar 1555 nëshkrimet mbështetëse të grumbulluara për një ditë, për listën prej 41 këshilltarëve të mundshëm për Asamblen komunale. Lista mban emrin e kryetarit degës I cili edhe e kryeson këtë listë Shaip Kamberi, ndërkaq në rradh me numër 2 në listë është Izet Qazimi vllau I Komandant Lleshit. Gjithashtu PVD duke pasur parasisht një përfshirje sa më të gjerë të shqiptarëve në komunën e Bujanocit, kësaj liste iu ka bashkangjitur edhe kryetari I degës së PDSH-së në Bujanoc Sali Saliu dhe Sadri Isufi.   Në listën Partia për Veprim Demokratik – Shaip Kamberi, janë përfshier kandidat nga të gjitha zonat dhe vendbanimet shqiptare si dhe nga Forumi i Gruas dhe Forumi Rinor i këtij subjekti politik, me ç`rast në këtë garë zgjedhore hynë më e fort e se kurr. Këtu Jemi – e vetmja rrugë për Bujanocin, është moto e kësaj liste me të cilën do të filloj fushatën parazgjedhore e cila mëton të ruaj edhe më tej substancën kombëtare shqiptare përmes ndërtimeve të projekteve kapitale, projekteve zhvillimore ekonomike, bizneseve të vogla dhe të mesme, buqësisë dhe blegtorisë, politikës së të mundshmes dhe diplomacisë  së urtë. Partia për Veprim Demokratik edhe më tej është duke I grumbulluar nënshkrimet mbështetëse për Koalicionin e Shqiptarëve të Luginës së Preshevës, njofton Zyra per informim e PVD’se Bujanoc.

SHPËRNDAJE