23 KORRIKU DHE TERRORISTI BREVIK

 

I ARRESTUARI, NJE EKSTREMIST I DJATHTE NORVEGJEZ, KUNDER ISLAMIT

Norvegjia nën shok, 92 të vdekur, rrëfehet Breivik

 

OSLO- Norvegjia ndodhet nën  shok. Numri i viktimave të shpërthimit të autobombës mu në zemër të  Oslos, dhe sulmi me armë në kampin rinor të Partisë së Laburiste në  ishullin Otoja, 40 km larg kryeqytetit rritet dramatikisht orë pas ore.  Bilanci i fundit është 92 të vrarë. Policia thotë se “Norvegjia është  goditur nga një sulm me dimension katastrofal” ndërsa sot hedh poshtë pistën se vrasja mund të ketë motive islamike.Sipas policisë përgjegjës i të dy sulmeve është vetëm një person, Anders Behring Breivik,  norvegjezi 32 vjec, me ide ekstremiste të djathta dhe anti islam.  Arrestohet. Kryeministri Stolenberg: U sulmua shoqëria jonë e hapur.

I ARRESTUARI, NJE EKSTREMIST I DJATHTE NORVEGJEZ, KUNDER ISLAMIT
ORA 09:08

Policia  ndodhet nën shok, pasi personi i arrestuar, i dyshuar për vrasjen e 80 personave në ishullin Otoja, është një bashkështetas i tyre. Anders Behrin Breivik, 32 vjecar norvegjez me ide ekstremiste të djathta dhe  kundër islamit. “Është shumë shpejt të thuash se kjo ishte arsyeja e veprimit të tij”- bën të ditur komisari i policisë Sveinung Sponheim për
televizionin publik norvegjez Nrk.

DËSHMITARËT: TË SHTËNAT NË UTAYO ZGJATËN NJË ORË
Ora 16:58

Dëshmitarët të cilët kanë mijetuar nga të shtënat në ishullin e Utayos kanë rrëfyer për mediat vendase se terrori i të shtënave ka zgjatur  rreth një orë. Në filli sipas tyre vajzat dhe djemtë të moshës 15-25  vjec nuk kanë kuptuar asgjë. Nicoline Bjerg, 21-vjecare , ka rrëfyer  üpër mediat se kishte menduar fillimisht se po shpërthenin  fishekzjarre, ‘atëherë kur njerëzit filluan të vraponin dhe bërtisnin  kuptova se diçka serioze po ndodhte.”

 

DESHMITE RRENQETHESE: VRASESI QELLONTE NE KOKE VIKTIMAT E TIJ
Ora 13: 50

KryeministriStolenberg ka vizutuar sot paradite ishullin Otojo ku ndodhi dhe masakra, dikur një kamp pushimi mjaft i dashur për të rinjt Norvegjezë, tani ai ishull do të kujtohet për masakrën.I riu 32 vjecar vazhdon të merret në pyeje nga policia, ndërkohë që dëshmitë e të rinjve që kanë para masakrën me sy jan tronditëse.

“Disa të rinj hiqeshin sikur kishin vdekur, për të mbijetuar, por pasi i kishte qëlluar një herë, burri qëllonte sërish në kokë për tu siguruar nëse vërtet kishin vdekur.Kam humbur shumë miq” thotë Dana Berzingi, dëshmitare e tragjedisë në
kampin veror të të rinjve të Partisë së Punës. Policia ka nisur kërkimet e trupave edhe në det, pasi dëshmitarët, të cituar nga mediat vendase kanë treguar se vrasësi kishte qëlluar edhe në ujë, me qëllim vrasjen edhe të atyre që tentonin të largoheshin. Zv shefi i policisë Roger Andersen ka thënë se “do duhet kohë për të identifikuar të gjithë të vrarët dhe më pas të hartohet një listë përfundimtare e viktimave. Dëshmitarë të tjerë flasin se “ata që qëllonin ishin dy persona”. Policia nuk përjashton mundësinë e të arrestuarve të tjerë.

 


Nuk ka komente

Bëhu komentuesi i parë!

Komentoni