urrrrNga Qendresa Llugiqi (20minuten) Gjatë 2015 kanë kërkuar të hyjnë në Zvicër më pasaportë ose vizë të falsifikuar plot 2000 persona, shkruan media zvicerane 20min.ch, prej të cilëve një numër i konsiderueshëm edhe nga Kosova. Falsifikimi i dokumentave në Zvicër përbën procedim penal me dënim deri në pesë vjet burg, shkruan 20min, transmeton agjencia e lajmeve “Presheva jone”

 

Të dielën një 15 vjeçare nga Kosova tentoi të udhëtojë me vizë të falsifikuar nga Zvicra në Gjermani, mirëpo u gjet falë kontrollit policor në aeroportin e Mynhenit.

“Bëhet fjalë për një vajzë 15 vjeçare që udhëtonte me vëllain dhjetë vjet më të vjetër. Ky i fundit kishte vizë origjinale. Ata kishin kërkuar vizë në ambasadën zvicerane në Prishtinë, gjatë mesit të janarit,”  “Mirëpo aty pranë ka gjetur një person që i ka ofruar vizë të falsifikuar në këmbim të 1500 eurove.”

“Në Kosovë është gjithçka e mundur, mjafton të kesh para,” thotë një 41 vjeçar që kishte blerë para pak kohësh një vizë të falsifikuar polake (për biznes) me vlerë 2800 euro. “Me këtë ai udhëtoi pa problem në Mynhen, Cyrih dhe Genf. Sipas tij në Kosovë mund të blehet shumica e pasaportave të zonës Shengen.”

Nuk është i involvuar vetëm populli

Para çdo ambasade të huaj në Prishtinë qëndrojnë mesoburra që ofrojnë viza të falsifikuara në këmbim të parave. Por këta shpesh nuk janë vetëm banorë të Kosovës, por edhe të huaj që janë lidhur me krimin ndërkombëtar. Edhe zëdhënësja zvicerane Pierre-Alain Eltschinger , ka konfirmuar se persona kriminalë qëndrojnë para ambasadave në Prishtinë, duke u kërkuar banorëve që të mos bien pre e veprimeve të tyre kriminale.

Kreativetiteti i falsifikuesve është i madh
Arsyeja e falsifikimit vjen nga kreativiteti i mafiave duke përngjasuar vizat e tyre me ato origjinale.” Fatmirësisht prej 2014 Kosova ka shpërndarë pasaporta biometrike duke e zvogëluar numrin e vizave false, por përsëri nuk janë të rralla edhe rastet e kundërta.  “Nuk ka implikime se punëtorë të ambasadës sonë, janë pjesë e grupeve të falsifikatorëve të vizave,” tha zëdhënësja më tej për 20min.ch. “

SHPËRNDAJE