20 nëpunës shtetëror kanë filluar me punë në Arkivin shtetërore të Republikës së Maqedonisë, njoftoi Ilham Ismani, sekretar shtetëror në Sekretariatit për Implementimin e Marrëveshjes së Ohrit.

“Prej sot, 20 nëpunës shtetërorë kanë filluar me punë në Arkivin Shtetëror, të cilët janë të pranuar në bazë të programeve për rritjen e përfaqësimit të drejtë në institucione shtetërore. Sot edhe bashkërisht i vizituam nëpunësit nëpër vendet e punës, për ti parë se si kanë filluar me punë edhe si i kanë kushtet aty. Me këtë shpërndarje të nëpunësve shtetëror, përfaqësimi i drejtë i shqiptarëve është rritur mjaftë”, tha Ismani.

Me këto punësime në këtë institucion dhe institucionet tjera ka filluar me sukses të realizohet vendimi i Qeverisë për sistematizimin e nëpunësve shtetëror të pranuar në bazë të shpalljave tëSekretariatit për Implementimin e Marrëveshjes së Ohrit

SHPËRNDAJE