Neymar “minierë” kartonësh të kuq, dhe më keq se Pepe i Realit

Neymar regjistron statistika të tmerrshme sa i përket kartonëve, madje dhe më keq se Pepe i Realit të Madriit. Braziliani u ndërshkua me karto të kuq ndaj Malagasduke lënë Barcelonën me një lojtar më pak për 25 minuta, kur rezultati ishte 1:0.

Dy kartonët e verdh që mori që më pas u shndërrua në të kuq, çuan në 138 numrin e tyre të marrë në karrierë deri më tani nga Neymar. Besoni apo jo, që nga viti 2009 e deri më sot, Neymar ka marrë 131 kartonë të verdhë dhe shtatë të kuq, tetë kartonë më shumë se Pepe i Real Madridit.

Pepe gjithmonë ka qenë një lojtar agresivë, i cili është qetësuar dukshëm pas ardhjes së Carlo Ancelottit dhe vazhdon tani të jetë i tillë.

Pavarësisht se është qendërmbrojtës dhe shumë agresivë dhe shumë vite më i vjetër se Neymar, ai gjatë karrierës ka marrë 124 kartonë të verdhë, 6 të kuq.

Këto statistika tregojnë se Neymar është një lojtar që humb shpejt nervat, diçka që duhet të ndryshojë pasi ai shihet si një ndër talentet më të mëdhenj në botë dhe fituesi i ardhshëm i “Topit të Artë”.


Nuk ka komente

Bëhu komentuesi i parë!

Komentoni