Lideri i LSDM-së, Zoran Zaev në një konferencë për shtyp tha se ndryshimet në Maqedoni vazhdojnë dhe se Gruevski nuk guxon të formoj Qeveri. Ai tha se këto nuk janë rezultatet përfundimtare ngase do të ankohen për shkak parregullsive, ndërsa kjo sipas tij do të ndryshoj numrin final të mandateve të ndara. Sipas tij ata dhe VMRO do të kenë nga 50 deputetë.

“Shumica e qytetarëve votuan për jetë, liri dhe Maqedoni demokratike. Ata votuan për ndryshime. Kemi arritur rezultate për të cilin do të shkruhet në libra. Kemi mposhtur regjim me laps. Regjimi nuk guxon të formoj qeveri. Rekomandojmë partitë që fituan mandate të mos guxojnë ta shkelin dëshirën për ndryshime. Gruevski nuk guxon të formoj qeveri në Maqedoni”, tha Zoran Zaev.

SHPËRNDAJE