Deputeti Riza Halimi, njëherit edhe kryetari i Partisë për Veprim Demokratik në këtë fundjavë ka realizuar takim në Beograd me deputet të Irlandës Veriore zotin Jeffrey Donaldson si dhe me deputetin Nigel Dodds, raprotn RTP.

 

Beograd, 23 janar/AIK-presheva jonë

Qëllim i takimit në fjalë ishte interesimi i jashtëzakonshëm për rrjedhat politike në Luginë të Preshevës si dhe raportet në mes të Serbisë me Kosovën. Deputeti Halimi shprehet se rëndësi e posaçme iu kushtua edhe qarkullimit të lirë të qytetarëve, pengesave të dala ditëve të fundit me tarifa enorme të policave të sigurimit si dhe probleme të tjera, me çrast qendra në Bruksel dhe Unioni Evropian të kenë një mbikëqyrje për realizimin e marrëveshjeve. Po në të njëjtën ditë Deputeti Popullor Riza Halimi pati takim edhe me Ambasadorin e Norvegjisë të akredituar në Beograd zotin Nils Ragnor. Edhe në këtë takim janë shtjelluar tema të ngjashme si qarkullimi i lirë i qytetarëve, policat e sigurimit. Duhet theksuar se viteve të fundit Qeveria Norvegjeze ka qenë mjaft aktive dhe angazhuar me shumë investime në këtë rajon. Po ashtu Deputeti Halimi në këtë takimi ka paraqitur specifikat më kryesore për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë.

SHPËRNDAJE