Edhe 12 vite të tjera burg për Bajrush Sejdiun, është vendimi i Gjykatës Penale në rastin “Hiri 2”, në të cilin gjithsej 13 persona janë akuzuar për privatizimin e katër kompanive shtetërore nga Kumanova. Gjykata ka dënuar edhe 12 të akuzuarit tjerë, duke u shqiptuar dënim në burg prej 66 vitesh. Sipas vendimit, Sejdiu do të duhet t’i kthejë shtetit rreth 4 milionë dhe 200 mijë euro, ndërsa dëmshpërblimi i plotë që duhet të japin edhe të dënuarit arrin në 6 milionë euro. Vendimi ka shkaktuar reagimet e të pranishmëve në gjykatë, duke e cilësuar atë si kriminal dhe politik. Biznesmeni kumanovar tanimë është i dënuar me 5 vite burg për veprën “bashkim për veprime kriminale”. Lidhur me këtë rast, Gjykata e Apelit nesër do të vendosë në bazë të ankesës nga pala mbrojtëse, e cila ka ankimuar vendimin e instancës së parë gjyqësore.

SHPËRNDAJE