Të martën e ardhshme ngritet aktakuza kundër Hashim Thaçit?

williamson-takon-kryeministrin-serb_hdE plotësuar) Televizioni serb “Tv Pink” bënë të ditur se aktakuza kundër Hashim Thaçit për krime të luftës në Kosovë pritet të ngritet të martën e ardhshme.

———————————————————————————Williamson takon kryeministrin serb

Kryeministri serb, Aleksandar Vuçiç, tha sot se raporti nga ekipi i posaçëm i kryesuar nga prokurori Clint Williamson, konfirmon objektivat e institucioneve të BE-së dhe bashkësisë ndërkombëtare në hetimin e krimeve të kryera gjatë luftës në Kosovë dhe ish-Jugosllavi.

Kryeministri Vucic gjatë një takimi me Williamson theksoi se publikimi i gjetjeve të hetimit të trafikut të organeve gjatë luftës në Kosovë në vitin 1999 do të jetë me rëndësi të madhe për Serbinë, raporton Telegrafi.

Vucic falënderoi Williamson për këmbëngulje në zgjidhjen e krimeve.

“Ne prej fillimit kemi pritur një qasje të drejtë dhe objektive. Prokurori Williamson po e bënë punën e tij në mënyrën më të mirë dhe në këtë mënyrë ka konfirmuar reputacionin e tij si një luftëtar për respektimin e të drejtave”, tha Vucic gjatë takimit me kryeprokurorin.

Williamson pritet të lëshojë një raport në Bruksel më 28 korrik.


Nuk ka komente

Bëhu komentuesi i parë!

Komentoni