NIS FESTIMI I 100-VJETORIT TË PAVARESISE NE LUIGINEN E PRESHEVES

Këshilli Kombëtar Shqiptar do ta gostisë Ansambli Shtetëror të Këngëve
dhe Valleve nga Shqipëria për nderë të 100 vjetorit të Pavarësisë së
Shtetit Shqiptar që do të performojë me 6 dhe 7 korrik, përkatësisht
në Preshevë dhe Bujanoc, njofton agjencia informative “Presheva Jone”

Presheve 6 korrik

Të pranishëm, përveç trupës së baletit,
solistëve, orkestrës dhe grupit vokal do të jenë edhe Ambasadori i
Republikës së Shqipërisë në Beograd – Shpëtim Çaushi, këshilltar
politik i ministrit te Turizmit, Kulturës, Rinise dhe Sporteve-
Bardhyl Londo, drejtor i marrëdhënieve me Jashtë dhe me Publikun në
këtë ministri – Enver Bytyçi e të tjerë.
Vlen të theksohet  se Ansambli Shtetëror të Këngëve dhe Valleve nga
Shqipëria për herë të parë do të jetë prezent në Luginën e Preshevës
dhe këto aktivitete janë kushtuar 100 vjetorit të Pavarësisë së
Shtetit Shqiptar

6 Korrik,
15:30 – Vizita institucioneve lokale në Preshevë
18:00- Ora letrare me shkrimtarë nga Shqipëria në Preshevë (Shtëpi të Kulturës)
20:00 – Koncerti në Preshevë (Shtëpi të Kulturës)

7 Korrik,
15:00 – Vizita institucioneve lokale në Bujanoc
17:00 – Ora letrare me shkrimtarë nga Shqipëria në Bujanoc (Shtëpi të Kulturës)
18:00 – Organizimi i një Kokteji për nderë të dy vjetorit të KKSH-së
Prezantimi i broshurës,
Prezantimi i video Kronologjisë
20:00 – Koncerti në Bujanoc (Qendër Qytetit)


Nuk ka komente

Bëhu komentuesi i parë!

Komentoni