Nën drejtimin e kryeministrit Berisha është mbledhur sot Komitetin ndërministror për 100 vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë. Në fjalën e tij, kryeministri Berisha theksoi se se 100-vjetori i pavarësisë do të festohet gjithandej botës ku Shqipëria ka përfaqësitë e veta diplomatike.

“Ta festojmë në mënyrë dinjitoze dhe të përdorim fondet në mënyrë eficente. Të uniformojmë veprimtaritë dhe sigurisht që mund të zhvillojmë nga më të shumtat se kemi potenciale dhe pasuria për ta paraqitur, por duhet të jemi më racionalë, të bëjmë gjithçka që me fondet e vëna në dispozicion të arrijmë të kemi impaktin më të madh. Numër i madh aktivitetesh të parashikuara në kryeqytetet e vendeve të ndryshme të Evroopës e Botës, aty ku kemi përfaqësi do të kremtojmë 100-vjetorin dhe kjo është e padiskutueshme, ky festim të ketë impaktin më të madh” tha Berisha.

Kryeministri Berisha ka propozuar që të shihet mundësia për prezantim me filmin “Besa”, dhe me dokumentarin e aktores Eliza Dushku, duke respektuar të drejtat e autorit. “Unë pata një eksperiencë të shkëlqyer ne muzeun e Holokaustit, filmi që u shfaq “Besa” përbën nje vlerësim te pazëvendësueshëm për të paraqitur këtë komb. Në të gjitha veprimtaritë e mëdha të paraqitemi me këtë film, ky të transmetohet në rrjetet e profilizuara. Artistja e njohur Eliza Dushku ka një dokumentar të shkurtër, të shkëlqyer për Shqipërinë dhe në kuadër të promovimit të Shqipërisë turistike ne duhet të bëjmë gjithçka që të shqyrtojmë mundësitë e shfytëzimit të këtij dokumentari sigurisht duke zbatuar rregullat” shtoi Berisha.
Gjithashtu kryeministri Berisha njoftoi se ka përfunduar monumenti për 100-vjetorin e pavarësisë ndërsa ka shtuar se dy vendet e propozuara për tu vendosur janë parku “Rinia” dhe trekëndëshi midis Bankës së Shqipërisë dhe teatrit të kukllave.

SHPËRNDAJE