100 kriminelë shqiptarë në Londër

Më shumë se 100 kriminelë të rrezikshëm shqiptarë mund të fshihen në Britaninë e Madhe, disa prej tyre mendohet të jetojnë në Londër, bëhet e ditur në një dosie sekrete që policia e Tiranës i ka dërguar Scotland Yard, policisë britanike.

Londër, 4 qershor

Në një reportazh prej gati 5 minutësh i transmetuar dje në faqen online të BBC shprehet shqetësimi dhe rreziku ndaj këtyre personave të cilët kanë kryer krime në Shqipëri, janë të dënuar në mungesë, dhe jetojnë të lirë në Britaninë e Madhe.
Gazetarët e BBC-së në Guy Smith and Lee Sorrell tregojnë historinë e Marash Gjokës, shqiptarit të dënuar me 20 vjet burg për një vrasje të kryer në 1999 dhe që jetonte i lirë në Londër deri në fillim të këtij viti. Në janar të 2011 policia arriti të binte në gjurmët e tij dhe t’i vinte prangat. Aktualisht ai ndodhet në burg në pritje të përfundimit të procedurave për ekstradimin e tij drejt Shqipërisë.
Marash Gjoka është një prej 100 shqiptarëve të kërkuar për krime në Shqipëri, që prej vitesh vazhdojnë të fshihen në Britaninë e Madhe duke iu shmangur dënimit.
Në maj të 1999 Marash Gjoka vrau Tonin Doshin. Menjëherë pasi krimit ai kishte mbërritur në Angli dhe kishte kërkuar azil si emigrant kosovar, që ishte larguar nga lufta në Kosovë. BBC kishte mësuar se prej 10 vitesh 48 vjecari, i cili njihej në Angli me emrin Mark Toma jetonte në Caatford, në juglindje të Londrës së bashku me gruan e tij dhe dy fëmijët adoleshentë.
Policia e Scotland Yard kishte arritur të binte në gjurmët e tij falë regjistrimit të kamerave në një autobus, kur Marash Gjoka së bashku me bashkëshorten e tij, Drane po udhëtonin në rrugën Catford High.
Dedektivët kishin ndjekur bashkëshortjen e tij e cila pa dashje i kishte cuar drejt burrit të saj, në një moment kur apo ishin ndalur në një dyqan për të bërë pazar.
Kur fillimisht policia kishte vajtuar në shtëpinë e Zonjës Gjoka në Catford, ajo u kishte thënë se bashkëshortin e saj e kishin vrarë në Shqipëri 10 vite më parë. Por deklarata e saj u ishte dykur e dyshimtë policëve britanikë dhe ishin vënë në ndjekje të saj.
Fqinjët tregojnë për BBC se ata e kishin njohur Mark Gjokën si një njeri miqësor, i qetë që madje i kishte ndihmuar në shtëpi.
Pyetjes së gazetarit të BBC se sa të shokuar janë ato tani që mësojnë se mark Gjoka nuk ishte thjesht një bojaxhi, por një kriminel, i cili ishte dënuar në mungesë në Shqipëri ata I përgjigjen të habitur: Një vrasës?!… Jo nuk ia kemi idenë.”
Më pas gazetarët e BBC udhëtojnë drejt Lezhës, qytetit të vogël verior ku Mark Gjoka kreu vrasjen në 1999. Atje ata takojnë të ëmën e viktimës, Tonin Doshi.
“Me të vra djalin, si thua ti, si të thotë mendja se do ndihem. Ai nuk kishte bërë asgjë. Nëse do të kishte bërë gjë, atëherë ashtu të ishte, por ai (vrasësi) vrau djalin tim dhe më pas qëlloi në ajër në shenjë triumfi. Më ka vrarë djalin më të mirë të familjes Doshi.”- u tregon Pashkë Doshi, mamaja e viktimës e cila vazhdon të derdhë lot për humbjen e djalit të saj. /balkanweb/


Nuk ka komente

Bëhu komentuesi i parë!

Komentoni