TIRANE – Gjatë vitit 2011, shkencëtarët arritën të zbulonin të reja të rëndësishme që do t’i shërbejnë njerëzimit për vite me radhë.
Renditja e zbulimeve më të rëndësishme për vitin që lamë pas, në bazë të rëndësisë së tyre.

1. Neutrinët duhet të jenë rreth 6 km në sekondë më të shpejtë se drita, që e ka shpejtësinë pak më tepër se 299.792 km në sekondë. Zbulimi u realizua nga laboratorët e Gran Sasos të Institutit italian të fizikës nukleare.

2. Gjetja e “gjurmës” e thërrmijës së Higgs, e ashtuquajtura “Grimca e Zotit”.

3. Një studim i publikuar në korrik në lidhje me AIDS ka treguar se fillimi i një terapie antiretrovirale menjëherë pas infektimit nga HIV, ul 96% përcjelljen e virusit te partnerët seksualë.

4. Midis njerëzve të sotëm dhe Neandertalit ka ndodhur shkëmbim materiali gjenetik, kështu që pati çiftëzim midis dy specieve.

5. 300 atome anti-materie (anti-hidrogjen) u izoluan për mijëra sekonda në Cernin e Gjenevës.

6. Identifikimi i zonës së zbutjes së qenit në kafshë shtëpiake: është zona në jug të lumit Yangtze në Kinë.

7. Zbulimi i planetit të parë, me temperatura sipërfaqësore të përshtatshme me jetën: Kepler-22b, që gjendet 600 vite dritë larg nesh

8. Një studim eksperimental mbi minjtë, zbuloi se mikrobet intestinalë kanë një rol qendror në reagimin metabolik zinxhir, që çon në pllaka okluzive të arterieve që shkaktojnë probleme kardiovaskulare.

9. Datojnë 1.997.000 vjet më parë “mbeturinat” e asaj që konsiderohet si unaza e munguar e evoluimi mes llojeve Australopithecus e Homo. Pas pikasjes në Afrikën e Jugut, studimi është publikuar në revistën “Science”.

10. Gjetja e mineraleve gëlqerore në Mars: kjo është një provë e re e pranisë në të kaluarën e ujit të lëngshëm në sipërfaqen e planetit të kuq.

(er.nu/corriere/BalkanWeb)

SHPËRNDAJE