Askush nuk eshte imund nga virozat e stines aq me teper kur temperaturat ndryshojne dhe lageshtira ne ajer na krijon probleme te shumta shendetesore.

 

Ne ju japin disa keshilla te thjeshta dhe te vlefshme per t’u mbrojtur nga gripi i cili rrezikon te mbaje ne shtrat per dite te stera.

 

Ja 10 prej tyre:

 

1.Të lajmë duart, pasi bakteret e fshehura në to mund të përcjellin në organizëm mikrobet, nëse me duart të palara prekim mukozën e hundës apo sytë.

 

2.Gjumi. Nëse flemë 7-9 orë në ditë arrijmë ta përballojmë shumë më mirë gripin

3.Bëni ushtrime gjimnastikore. Tonifikimi i muskujve na ndihmon të luftojmë influencën.

 

4.Rrisni dozat e zinkut, pasi ky mineral e lufton shumë mirë virusin e gripit. Në të njëjtën kohë evitoni konsumin e yndyrnave dhe sheqerit

5.Konsumoni hudhra. Hudhra ka rezultuar mjaft efikase në luftën kundër virozave të stinës.

 

6.Konsumoni ujin, pasi kështu e ndihmoni sistemin imunitar që të luftojë në mënyrë efikase gripin.

7.Qeshni, pasi optimizmi përveçse na mban në formë të mirë shpirtërore, ndihmon edhe në përmirësimin e gjendjes shëndetësore.

8.Bëni masazh, sepse në këtë mënyrë ndihmoni në përmirësimin e qarkullimit të gjakut.

 

9.Mos e konsumoni alkoolin, pasi ai dobëson sistemin imunitar.

 

10.Konsumoni cajra per te forcuar imunitetin, per te nderprere kollitjen dhe per te ulur temperaturen, si: sherebela, gjethe dafine, gjethe ulliri, agulice, thundermushke, caj te gjelber, kamilicë, nana etj.

 

SHPËRNDAJE