1 milion shkarkime të Windows 8 brenda 24 orëve

Versioni testues për konsumator i Windows 8, në 24 orë pas lëshimit, ishte shkarkuar 1 milion herë.
Nuk është keq për një sistem operativ i cili ende është në fazën testuese beta, i cili nuk është i mbaruar dhe nuk është i gatshëm për shitje. Dhe natyrisht, ky softuer ishte falas për shkarkim.

Skuadra zhvilluese e Windows 8 lajmëroi gjatë të enjtes në Twitter në një cicërimë me fjalët, “Një ditë më vonë … një milion shkarkime të vëzhgimit për konsumatorë.”

Lëshimi i vëzhgimit për konsumatorë, si ai i lëshuar për zhvillues në shtator, është një hap përpara për ta sjellë Windows 8 dhe ndërfaqen e vet për përdorues të ndjeshme për prekje tek tabletët, llaptopët dhe desktopët më vonë gjatë këtij viti.

Microsoft është duke e lëshuar softuerin pjesërisht tek zhvilluesit për të filluar përdorimin e sistemit të ri operativ dhe ndërtimit të aplikacioneve që funksionojnë në pajisjet të ndjeshme për prekje, e po ashtu edhe tek tastiera, miu dhe trackpadët e zakonshëm.

Por derisa zhvilluesit pa dyshim që janë një pikë e përqendrimit për Microsoft, çdokush mund të shkarkojë softuerin e ri falas, edhe nëse jeni, apo nuk jeni ndërtues i aplikacioneve./pcworldalbanian


Nuk ka komente

Bëhu komentuesi i parë!

Komentoni