Javën e kalaur në një pasdite të bukur, vogëlushët – nxënës të shkollës shqipe në Windisch të Aargautkremtuan 99 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë.

Hamzë Morina

Ata me mësusen e tyre të zellshme Eshtrefe Aliu, në lokalet shkollore të
Windishit organizuan një program modest me recitime, këngë e valle.
Prindërit e shumtë që merrnin pjesë në këtë program ishin shumë të lumtur që fëmijët e tyre edhepse po rriteshin dhe shkolloheshin në një ambient tjetër gjuhësor, po mësonin dhe kultivonin gjuhën e tyre të dashur. Ata ishin të mahnitur për formën e bukur të shprehjes në gjuhën e tyre. Ata këndonin për mrekulli këngët dhe luanin vallet shqipe. Edhe vet vogëlushet ishin shumë të gëzuar që në gjuhën e tyre kishin mundësi të kënaqnin prindërit e tyre.
28 Nëntori është një festë e madhe, prandaj kishte bashkuar ata që të
çmallëshin me Atdheun e tyre prej të cilit kishte vite të tëra që ishin largaur. Këta
fëmijë të mrekullueshëm po ua ngjallnin ndjenjën e afrimit me vendlindjen në këtë festë sublime të Pavarësisë.
Pasi Loreta Legjendi e Ismaili recitojnë poezitë për Atdheun, Nënën e Flamurin
të gjithë së bashku ja marrin këngës së tyre të dashur „ O sa mirë që jam shqiptar“. Bleona kishte përgatitur një shkrim të bukur për festën e 28 Nëntorit duke i njoftuar bashkëmoshatarët e vet për këtë festë madhështore para prindërve të tyre të dashur.
Mysafirja nga shkolla shqipe e Suhrit Djellza Demaj do të këndoj për mrekulli
këngën për legjenden „Adem Jashari“.
Përseri në skenë dalin Besarti, Erëmira, Xheneta, Medina e Albini me poezitë e
tyre për Shqipërinë, Trimat, festën etj, që të pranishmit i shpërblenin me duartrokitje.
Mësuesja Eshtrefe së bashku me prindërit kishin pregaditur një koktej të vogël.
Meqë në takim merrte pjesë edhe Kryetari i LAPSH „N Frashëri“ të Aargaut Riza
Demaj, gjatë këtij pushimi bëri një bashkëbisedim me prindërit të cilët i sjellin
fëmijët edhe nga fshatrat e afërta që paralele të reja të hapen edhe në ato fashtra gjithandej ku ka fëmijë shqiptarë, duke konfirmuar gatishmërinë e mësueses së zellshme që të marrë përsipeër mësimin kudo që ka nevojë.
Të pranishmit u ndanë të kënaqur nga kjo festë e madhe me vogëlushët e vegjël
që madhështuan Flamurin dhe gjuhën e tyre. Të shpresojmë që këtë shembulll ta
ndjekin të gjithë shqiptarët që jetojnë jashtë trojeve të tyre që fëmijëve tu mundësojnë ruajtjen e shenjës së identitetit të tyre, gjuhën e bukur amtare.

SHPËRNDAJE