FIFA ka dënuar me katër ndeshje mos lojë Leo Messin, vendim ky që do të apelohet nga Kombëtarja e Argjentinës.

 

Sekretari i Federatës së Futbollit të Argjentinës, Jorge Miadosqui ka thënë se Leo Messi dhe Argjentina janë të mërzitur nga ky vendim.

 

Por, ai tha se nuk do ta lënë me kaq, pasi do të apelojnë vendimin e FIFA’s.

 

“Ne jemi të befasuar me vendimin që është marrë. Ne të gjithë jemi të mërzitur, pasi vendimi është marrë vetëm disa orë para lojës”, tha Miadosqui. “Ne do të apelojmë këtë dënim të FIFA’s. Ne besojmë se ky dënim mund të ulët. Messi është i mërzitur, po ashtu edhe ne. Nuk pajtohemi me mënyrën si kanë ndodhur gjërat”.

 

SHPËRNDAJE