Futbollisti më i mirë i të gjitha kohërave? Edson Arantes do Nascimento, për të gjithë, Pele. Për brazilianin e famshëm është gati një tjetër cmim në shenjë mirënjohje pas atij që i dha Fifa si “Futbollisti i Shekullit”. Më 17 tetor Pele do të marrë cmimin “Golden Foot” si futbollisti më i madh i të gjitha kohërave që do të jepet nga familja mbretërore. Pele do ti shtohet emrave si Platini, Maradona apo Del Piero në listën e këtij cmimi. “Golden Foot Award” që votohet nga mediat sportive dhe publiku i jepet legjendave të futbollit që kanë kontribuar dhe e kanë bërë të madh këtë sport.

Ceremonia e dhënies së cmimit mbahet cdo vit në Monte-Carlo dhe jepet nga princi Alberi i dytë. Këtë vit dhënia e cmimit do të mbahet në skenën prestigjoze të “Salle de Etoile” të Sporting Monte Carlo më 17 tetor në orën 20:00 ku do të jenë të pranishëm familja mbretërore dhe personalitete të këtij sporti. Përvecse do të tërheq cmimin Pele do të lërë edhe shenjën e pavdekshme ashtu sic quhet ndryshe riti ku cdo futbollist lë shenjën e këmbës së tij në shëtitoren e kampionëve të Monte-Carlos përkrahë emrave si Ronaldo, Platini, Zidane, Best, Maradona, Romario, Figo, Del Piero e të tjerë. Si futbollist Pele ka arritur objektivë që nuk mund të barazohen nga askush deri më sot. Ka filluar karrierën në moshën 16 vjecare tek Santos, klub me të cilin ka luajtur pothuajse dy dekada. Në 1958 Pele fitoi Kupën e Botës së tij të parë në moshën 17 vjecare, duke u bërë fituesi më i ri i të gjitha kohërave. Më pas arriti të fitojë edhe dy Kupa të tjera Bote më 1962 dhe 1970 duke u bërë futbollisti i vetëm në botë që ka fituar tre herë kupën Jules Rimet.

Pele nuk është vetëm golashënuesi më i mirë i Santosit dhe Brazilit por edhe goleadori më i mirë i të gjithë historisë së futbollit me 1283 gola në 1366 ndeshje. Fama e brazilianit që u nderua me cmim edhe nga Fifa shkon edhe më larg se futbolli pasi emri i tij është simboli i përsosmërisë që njihet nga miliarda fansë në të gjithë botën.

SHPËRNDAJE