​ Thaçi: ‘Do të jemi zotër në tokat tona’

Nëse nuk bëhemi zotër në tokat tona, nuk do të ketë as zgjidhje e as perspektivë për Maqedoninë. Kështu ka deklaruar kreu i PDSH-së, Menduh Thaçi gjatë promovimit të kandidaturës së Mexhit Dikës për kryetar të Komunës së Dibrës në konventën e mbajtur mbrëmë në këtë qytet. Thaçi tha se platforma zgjedhore e PDSH-së bazohet në dy parime themelore; vendimmarrjen me konsensus të plotë dhe ndarjen e barabartë të buxhetit shtetëror. Ai porositi shqiptarët që të jenë të bashkuar pasi populli shqiptar ka perspektivë të vërtetë dhe reale, e kjo sipas tij është Bashkimi Evropian dhe NATO. ‘Ky proces nuk do të lejojmë që të manipulohet. Këtë PDSH-ja do ta parandalojë. Ne nëse nuk bëhemi zotër në tokat tona për Maqedoninë nuk do të ketë as zgjidhje e as perspektivë’, ka deklaruar kreu i PDSH-së, Menduh Thaçi.


Nuk ka komente

Bëhu komentuesi i parë!

Komentoni